Vetëm, Kosova jashtë NATO-s NULL NULL 18.05.2015 14:16 18.05.2015 14:16 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka hartuar raportin hulumtues për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Raporti i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë, analizon me theks të veçantë sfidat dhe pengesat e anëtarësimit të Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO. Ky hulumtim ka gjetur se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka mbetur jashtë procesit të zgjerimit të Aleancës Veri-Atlantike. Sipas këtij dokumenti institucionet e vendit nuk kanë asnjë marrëdhënie kontraktuale me NATO-n. “Edhe shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është bllokuar duke mos e gëzuar të drejtën e pjesëmarrjes në mekanizmat dhe programet e NATO-s. Kjo po ndodh si pasojë e: 1) mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga katër vende të NATO-s; dhe 2) qëndrimit neutral të NATO-s kundrejt Kosovës, që nuk e trajton Kosovën si shtet, por e vështron atë në kuadër të Rezolutës 1244, përmes së cilës KFOR-i operon në Kosovë’ thuhet në raport. Raporti vë në pah se as institucionet e Kosovës nuk kanë shfaqur vendosshmëri politike për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Aleancën Veri-Atlantike. Sipas raportit gjatë viteve 2008-2014, diskursi i politikanëve të Kosovës për integrim në aleancë ka qenë kryesisht deklarativ, përderisa ka munguar angazhimi konkret në këtë drejtim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë