Suns fitojnë lehtë ndaj Lakers (VIDEO) NULL NULL 14.03.2022 17:01 14.03.2022 17:01 Phoenix Suns ka shënuar fitore ndaj Los Angeles Lakers me rezultat 140-111. Ndonëse LeBron James i realizoi 31 pikë, më së shumti në ndeshje, ai nuk arriti ta bëjë diferencën, pasi klubi i tij humbi me 29 pikë disavantazh. Në anën tjetër, Devin Booker pati më së shumti pikë te liderët e NBA-së, 30 pikë, shto këtu edhe 10 asistime. Kështu u thellua kriza e Lakers, që po kërkojnë një vend në playoff, teksa Suns bindshëm po shkojnë drejt përfundimit të sezonit të rregullt në krye të renditjes tabelare.