Opozita maqedonase s`heq dorë NULL NULL 18.05.2015 12:51 18.05.2015 12:51 Mbi 200 anëtarë dhe simpatizantë të opozitës maqedonase, LSDM-së, natën e kanë kaluar para qeverisë së Maqedonisë duke fjetur në tendat e ngritura në bulevardin para ndërtesës së ekzekutivit, pas përfundimit të protestave të djeshme gjithëpopullore, të cilat u organizuan para qeverisë. Në mesin e protestuesve, që e kaluan natën në tenda para qeverisë, ka qëndruar dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, i cili për Radion Evropa e Lirë është shprehur se se protesta paraqet një vlerë të panjehësueshme, sa i përket masivitetit, por gjithsesi edhe përbërjes multietnike dhe multifetare. “Ne dërguam një porosi shumë të rëndësishme, se këtu jeton një popull paqedashës, i cili di të vlerësojë demokracinë, po edhe vlerat demokratike”, është shprehur Zoran Zaev mbrëmjen e kaluar, teksa vendoseshin tendat para qeverisë, duke theksuar se nuk do të largohet deri në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) 8 minuta më parë
Lajme Netanyahu thotë se takimi me Trumpin u përqendrua në përpjekjet për lirimin e pengjeve 29 minuta më parë