Sot dy vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë NULL NULL 13.03.2022 13:09 13.03.2022 13:09 Sot më 13 mars janë bërë dy vjet që kur pandemia COVID-19, arriti në Kosovë. Atëkohë u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus, një 20-vjeçare, shtetase italiane e angazhuar me punë në Klinë dhe një 77-vjeçar nga Vitia. Pas konfirmimit të rasteve të para me COVID-19, vendi u mbyll dhe qytetarët u përballën me karantinimin. Ndërkaq pas disa muajsh situate të vështirë pandemike u përhapën edhe variante të reja të këtij virusi si ai DELTA, më pas DELTA PLUS e Omicron, që bënë kërdi në gjithë botën. Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë mbi tre mijë e 120 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë infektuar mbi 226 mijë të tjerë, shkruan Klankosova.tv Tash e dy vjet mbi 222 mijë qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë. Në gjithë botën mbi 457 milionë njerëz janë infektuar me këtë virus, ndërkaq mbi gjashtë milionë kanë humbur jetën. Kujtojmë se rasti i parë me koronavirus në botë llogaritet të jetë shënuar më 17 nëntor të vitit 2019 në Kinë. Sipas të dhënave të publikuara në gazetën ‘Post’, një 55-vjeçar nga provinca Hubeu mund të jetë personi i parë në botë i infektuar me COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka bërë thirrje për vazhdim të zbatimit të masave, duke shtuar se epiket e institutit po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë. Më 11 mars 2020, OBSh-ja e shpalli pandemi COVID-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 44 minuta më parë
Kosova Ish-shoferi i zv. ministrit të Mbrojtjes i kërkon Kurtit që ta shkarkojë Shemsi Sylën, rendit arsyet (DOKUMENT) 3 orë më parë