Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Xhabir Hamiti: Terrorizmi nuk njeh fe, komb e as rajon

NULL NULL
14.11.2015 16:37

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka shkruar një status në Facebook, lidhur më sulmet e mbrëmshme në Paris që lanë të vdekur rreth 128 persona dhe dhjetëra të tjera të plagosur rëndë.

Hamiti, ka shprehur solidarizim me të gjithë familjarët që humbën me të dashurit e tyre në mbrëmjen e 13 nëntorit, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plot të Hamitit.

“NË SHENJË SOLIDARIZIMI ME VIKTIMAT E PAFAJSHME Instrumentalizimi i fesë në shërbim të kauzave rajonale dhe globale, përmes pasimit të formës interpretuese të dhunshme të saj, të dizajnuar mjeshtërisht dhe tendencialisht shumë dekada më herët, duket se nuk po ka të ndalur. Sulmet e ngjashme si kjo e fundit në Francë, brenda vetëm një muaj ndodhën edhe në Ankara, Bejrut , Bagdad etj., duke lënë pas vete qindra jetëra të njerëzve të pafajshëm. Ky zingjir i zikzak i sulmeve tinzare dhe bizare mbi civil të pafajshëm, është treguesi më i mirë se terrorizmi nuk njef fe, komb e as rajon. Fatkeqësisht, emri Zot gjatë historisë është keqpërdur shumë herë si mjet- nxitës për t`i urrejtur, luftuar e mbytur të tjerët në emër të Tij. Mirëpo, çdo herë mallkimi i Zotit ndaj të tillëve, ku më herët e ku më vonë, ka qenë më se i tmerrshëm dhe hakmarrës. Bota e mençur njerëzore dhe e civlizuar sot, pa dallim feje e kombi, duhet të ulet e kuvendojë si kurrë më parë, për gjetjen e formës më të mirë të parandalimit të akteve të tilla të dhimbëshme dhe të pa pranueshme për të gjithë. Nuk ka njeri që mund të mohojë se jeta e gjithë njerëzve, pa dallim ngjyre e feje është JETË me strukturë dhe tipare të njëjta. Prandaj , ata të cilët atë nuk e trajtojnë si të tillë, nuk njohin Zot, religjion dhe as pejgamber. E keqja ka vetëm një emër të përbashkët për të gjithë “ E KEQE”. Andaj, kundër të ligës dhe të shëmtuarës duhet të jemi të gjithë bashkë dhe barazishtë të angazhuar”, ka shruar Hamiti në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.