Rama uron nënat e gratë: Janë lulet më të bukura të kësaj bote NULL NULL 08.03.2022 09:08 08.03.2022 09:08 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar sot festën e 8 Marsit për të gjitha gratë në Shqipëri dhe në botë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai uron çdo nënë, vajzë dhe grua në tokë duke i cilësuar si lulet më të bukura në botë. Në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë, Rama nuk mund të mos linte pa kujtuar nënën e tij, e cila e ka humbur jetën dy vjet më parë. Përmes mesazhit ai ka përcjellë dhe një dedikim prekës për nënën e tij të ndjerë, Aneta Rama. “Mirëmëngjesi dhe me urimin e kësaj dite të nënës sime në qiell e të të gjitha nënave, grave, vajzave në tokë, të cilat janë lulet më të bukura të kësaj bote, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar ai./ TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Qefalija: Gratë e Gazës dhe të Iranit janë viktima, vritesh veç pse s’e ke kokën të mbuluar (VIDEO) 12 minuta më parë
Lajme Shërbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane 52 minuta më parë
Lajme Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë 56 minuta më parë