Sulmet në Francë lanë shumë viktima NULL NULL 14.11.2015 08:45 14.11.2015 08:45 Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka përforcuar kufijtë e saj pas sulmeve që ndodhën mbrëmë në Paris ku mbetën të vrarë mbi 120 veta, shkruan BBC. Fillimisht është raportuar se janë vrarë 80 veta në sallën e koncerteve në Bataclan dhe që dhjetëra të tjerë janë marrë peng. Njerëzit u vranë në restorante dhe bare, ndërsa më vonë u tha që të tetë sulmuesit ishin vrarë, pas ndërhyrjes së policisë. Edhe pse ata u vranë për bashkëpunëtorët e tyre nuk dihej sepse sulmet po ndodhnin një pas një. Autoritetet franceze kanë kërkuar që banorët të mos dalin nga ambientet e mbyllura, në mënyrë që të shmangnin rritjen e numrit të viktimave. Ndërsa sipas dëshmitarëve sulmuesit kanë shprehur përkrahje për shtetin islamik, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hakerët nga Vietnami!!! - Kerolli: Po zhvillohet bashkëpunim me hakerët në Kosovë (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova Kelmendi zbulon skemën e mashtrimit në emrin e tij: Kolegia më tha se ka investuar 10 mijë euro (VIDEO) 15 minuta më parë