Rusia përjashtohet edhe nga garat e FIBA-s NULL NULL 01.03.2022 19:03 01.03.2022 19:03 Pas sulmit në Ukrainë, shtetet e shumta i kanë vendosur sanksione Rusisë si kundërpërgjigje. Krahas këtyre edhe shumë federata sportive kanë marrë vendime për pezullimin nga gara. Pas FIFA-s, UEFA-s, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, edhe Federata Evropiane e Basketbollit-FIBA e ka përjashtuar Rusinë nga gara. Me këtë rast kjo federatë shpreh shqetësimin për ngjarjet në Ukrainë. “Në përputhje me rezolutën e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe arsyet e saj, FIBA ka njoftuar sot se ekipet nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e FIBA Basketball dhe 3×3 Basketball deri në një njoftim të dytë”. “FIBA mbetet shumë e shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella për viktimat”. Vendimin e plotë të FIBA-s KËTU