Gjelosh Vataj kthehet në punë, shfuqizohet vendimi i datës 17 gusht NULL NULL 13.11.2015 18:21 13.11.2015 18:21 Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit KUR “Prishtina” ka shfuqizuar sot vendimet e datës 17 dhe 18 gusht 2015, kur bordi drejtues i kësaj kompanie kishte shkarkuar drejtorin gjeneral, Gjelosh Vataj, njofton Klan Kosova. Me anë të një njoftimi për media, KUR “Prishtina” njofton se “sot më 13 nëntor 2015, Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot shfuqizoi vendimet e Bordit të kaluar të Drejtorëve”. “Vendimi i marrë nga Bordi i Drejtorëve e rikthen Gjelosh Vataj në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të KUR “Prishtina’”. Ky shfuqizim ka ardhur duke u bazuar në trajtimin e një raporti zyrtar nga Inspektorati i Punës dhe rekomandimeve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës. “Pas këtij vendimi, Selatin Retkoceri, i cili deri tani ishte Ushtrues Detyre i Kryeshefit Ekzekutiv me automatizëm rikthehet në pozitën që e mbante deri para datës 17 gusht 2015, kurse Remzi Llumnica i cili që nga data 18 gusht 2015 mbante pozitën e Ushtruesit të Detyrës të Zyrtarit Kryesor Financiar bazuar në vendimin e Bordit të kaluar të Drejtorëve, që nga sot ritkthehet në pozitën e mëparshme”, thuhet në njoftimin për media. Vataj ishte shkarkuar nën arsyetimin se ishte treguar i pa paërgjegjëshm dhe mospërfillës ndaj Bordit të Drejtorëve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë