Largohet nga puna punëtori më i urryer i McDonald’s (Video) NULL NULL 12.11.2015 19:00 12.11.2015 19:00 Punëtori i McDonald’s, i cili ka bërë shaka me një njeri të pastrehë, është shkarkuar nga puna. Videoja e cila e ka bërë gjiron e botës, tregon se si punëtori e thërret njeriun: Hej Willie, eja këtu. E do një senduiç? Kur i pastrehu u afrua për ta marrë atë, punëtori gjuan me ujë në drejtim të tij. Personi që e ka gjiruar këtë moment dëgjohet duke qeshur, ndërsa njeriu i pastrehë e pyet: Pse e bëre këtë? Përdoruesit e rrjeteve sociale këtë akt e kanë quajtur qyqar dhe të shëmtuar. Pas kësaj McDonald’s ka konfirmuar se punëtori në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë publik, tani është larguar nga puna. “Unë pres nga punëtorët e mi që t’i trajtojnë të gjithë me dinjitet dhe respekt, dhe kjo ishte e papritur. Ky individ nuk punon më në organizatën time”, ka thënë përfaqësuesi i McDonals’s Wise Finley. https://www.youtube.com/watch?v=bfnxOlZxQfc *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.