Vuçiq bisedë telefonike me Ramën NULL NULL 18.05.2015 08:41 18.05.2015 08:41 Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, njofton agjencia e lajmeve B92. Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka telefonuar kryeministrit Rama dhe ka biseduar gjatë me të lidhur me vizitën e tij në Tiranë. Lajmin e bën të ditur media serbe B92. Burime pranë kryeministrit Vuçiq kanë konfirmuar për të se kryeministri serb e ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë më 27 maj. Dy kryeministrat janë takuar për herë të fundit në Bruksel, ku patën edhe një takim, ndërsa në muajin nëntor, Rama vizitoi Beogradin. Për herë të parë për vizitën në Tiranë, Vuçiq foli në Sarajevë, duke nënvizuar se do të vizitonte Shqipërinë për të biseduar me Kryeministrin Rama për situatën në rajon, veçanërisht në Maqedoni *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pamje të reja, momenti kur 27-vjeçari në Lipjan doli nga vetura me duar pas kokës (VIDEO) 09/07/2025
Kosova “Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast (VIDEO) 08/07/2025
Kosova Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar (VIDEO) 08/07/2025