Basha: Fushatë me lekët tuaja, asnjë qindarkë nga PD NULL NULL 18.05.2015 08:37 18.05.2015 08:37 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka urdhëruar 61 kandidatët e djathtë që paratë për fushatën t’i gjejnë vetë pasi PD nuk do t’u japë asnjë qindarkë Në një mbledhje të bërë në selinë blu Basha u tha kandidatëve se lekët për fushatën duhet t’i nxjerrin nga xhepi i tyre. Ata duhet të gjejnë vetë mënyrat e financimit apo të mbledhin para nga simpatizantët pasi PD nuk do shpërndajë para. Hapja e zyrave, karburanti i makinave, lëvizja në zona të ndryshme elektorale etj, janë disa prej shpenzimeve të kandidatëve që duhet të përballohen nga vetë ata. Fondi që PD përfitoi nga buxheti i shtetit për zgjedhjet e 21 qershorit ishte 57 milionë lekë të reja por Basha tha se kandidatët nuk do të përfitojnë asnjë qindarkë nga ky fond/Lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pamje të reja, momenti kur 27-vjeçari në Lipjan doli nga vetura me duar pas kokës (VIDEO) 09/07/2025
Kosova “Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast (VIDEO) 08/07/2025
Kosova Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar (VIDEO) 08/07/2025