Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murphy: Jepni llogari për krimet

NULL NULL
18.05.2015 08:36
Senatori amerikan, Chris Murphy, përmes një deklarate ka reaguar për krizën aktuale politike në Maqedoni.

Me këtë rast, ai ka bërë thirrje për zgjidhje të problemeve në bazë të standardeve të demokracisë.

“Pas protestave që nisën këtë fundjavë u bëj thirrje të gjitha partive që të përmbahen nga dhuna”, thuhet në deklaratën e tij.

Sipas tij qeveria në Shkup duhet urgjentisht të marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe të nis zgjidhjen e problemeve të tjera.

“Qeveria urgjentisht duhet të ndërmarrë hapa për dhënien e llogarisë për krimet e pretenduara në publikimin përgjimeve, duke përfshirë bashkëpunimin e plotë me komisionin parlamentar që do të formohet. Kjo duhet të zgjidhjet me dialog dhe bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile” tha Murphy.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.