Kapet “dhëndri” që vrau vjehrrin NULL NULL 18.05.2015 08:27 18.05.2015 08:27 Policia ka mundur të arrestojë sot në orët e para të mëngjesit autorin e masakrës së ditës së djeshme në Kashar të Shqipërisë. Masakra ndodhi në rrugën kryesore të Kodër Kasharit, pak kilometra larg Tiranës, dje në orën 6:00 të mëngjesit kur Altin Aluku ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj bashkëshortëve Lutfi dhe Naime Xhaferri. Altin Aluku, i cili ditën e djeshme vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën në shenjë hakmarrjeje ndaj fejesës së prishur mes tij dhe vajzës së viktimës, u kap nga policia rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm. Aluku u kap në fshatin Prush. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë rreth 150 policë. Tashmë 39-vjeçari do të përballet me akuzat e vrasjes me paramendim të Lufti Xhaferrit, si edhe vrasje të mbetur në tentativë, për plagosjen e Naime Xhaferrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pamje të reja, momenti kur 27-vjeçari në Lipjan doli nga vetura me duar pas kokës (VIDEO) 09/07/2025
Kosova “Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast (VIDEO) 08/07/2025
Kosova Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar (VIDEO) 08/07/2025