Hapet “Shtëpia ime” në Prishtinë NULL NULL 12.11.2015 11:46 12.11.2015 11:46 Të enjten në Prishtinë u hap panairi “Shtëpia ime” organizuar nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës dhe studentët e Shkencave Ekonomike. Hapjen e këtij aktiviteti e bënë, Avdullah Hasani, kryetar i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Safet Gërxhaliu kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, zëvëndësministri i Kulturës, Rexhep Hoti si dhe deputeti nga radhët e LDK-së Armend Zemaj si dhe ajo e PDK-së Ganimete Musliu. Panairi “Shtëpia ime” është i përgjithshëm dhe ky është sesioni i dytë i cili organizohet nga të rinjtë në kuadër të programit për aftësimin profesional në Kosovë. Në këtë aktivitet po marrin pjesë 40 biznese nga Kosova me produkte të ndryshme. “Shtëpia Ime” ka karakter promovues për bizneset të cilat marrin pjesë për t`i promovuar shërbimet dhe produktet e tyre për vizitorët. Ndërkaq organizatori i këtij aktiviteti , Këshilli i Rinisë Evropiane pret që këtë panair ta vizitojnë mbi 5 mijë persona, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025