”Vdes” Maurizio Costanzo NULL NULL 18.05.2015 08:00 18.05.2015 08:00 Maurizio Costanzo ka vdekur, kështu shkruante një gazetë anonime në Itali ditën e djeshme. Lajmi depërtoi menjëherë për shkak të popullaritetit të madh që ka Costanzo. Por në fakt ai që konsiderohej si lajm ishte thjesht një mashtrim i radhës për të fituar ca klikime.Shumë përdorues të internetit kanë shpërndarë lajmin dhe kanë komentuar me keqardhje për “vdekjen e tij”. Por pas disa orësh lajmi u mohua dhe vetë partnerja e Costanzos Maria de Filippi mohoi lajmin dhe tha se Costanzo është gjallë. Nuk është hera e parë që media joprofesioniste në Itali “vdesin” Costanzon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.