Shqipëri- Kosovë, ndeshja e parë miqësore më 1993 (VIDEO) NULL NULL 13.11.2015 13:00 13.11.2015 13:00 Nëse mendoni se Kosova dhe Shqipëria do të luajnë miqësoren e dytë mes tyre, e keni shumë gabim pasi në fakt është e katërta që do të zhvillohet mes të dyja përfaqësueseve. Sfida e parë është luajtur më 14 shkurt të vitit 1993, në një ndeshje që përfundoi me fitoren e Shqipërisë së Neptun Bajkos. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Abazaj, Seferi dhe Fortuzi, ndërkohë që për Kosovën shënoi Munishi, raporton Albeu. Në vitin 2002 ndeshja që u luajt në Kosovë përfundoi 0-1 për Shqipërinë me një autogol të shënuar nga Arsim Abazi. Sida e fundit miqësore është luajtur në vitin 2010 , teksa ndeshja është vendosur vetëm në minutën e katërt shtesë nga Bekim Bala, shkruan albeu.com 1993: SHQIPËRI – KOSOVË 3-1 (Eduard Abazaj 38, Bardhec Seferi 39 autogol, Indrit Fortuzi 42; Kushtrim Munishi 74) 2002: KOSOVË – SHQIPËRI 0-1 (Arsim Abazi 45 autogol) 2010: KOSOVË – SHQIPËRI 2-3 (Shpëtim Hasani 20, Dukagjin Gashi 79; Ditmar Bici 4, Gjergji Muzaka 3, Bekim Bala 94) https://www.youtube.com/watch?v=tFcAPy-ustE *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.