Veliaj nis takimet në familje NULL NULL 17.05.2015 21:29 17.05.2015 21:29 Pas takimeve në grup, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës ka nisur ditën e diel takimet në familjet e kryeqytetit. Familia Duzha dhe Fejzo nga Lapraka e Tiranës ishin ato që mirëpritën kandidatin Veliaj, në një drekë familjare, gjatë së cilës palët diskutuan rreth problemeve që ata hasin çdo ditë. Nisur nga idetë e tij për zhvillimin e Tiranës, Veliaj u shpreh se fushatën e tij ai po e ndërton mbi atë se çfarë flitet në tavolinën e bukës, çfarë e shqetëson një familje shqiptare. Ndërsa, pyetjes së njërit prej pjesëtarëve të kësaj familje se përse nuk eliminohen gropat nëpër rrugë, të cilat nuk kërkojnë punë dhe investime aq sa mund të kërkojë trami apo bulevardi, Veliaj iu përgjigj se e gjithë administrata e bashkisë kopjon sjelljen “Në këtë tavolinë nuk flet njeri për tramvajin apo për SHQUP-in. Në tavolinën e bukës njerëzit pyesin si do të rregullohet rruga, si do kalojmë nga pompa tek ujësjellësi modern, si do sigurohemi që fëmijët të mos shkojnë në shkolla me dy turne. Kemi zgjedhur të merremi me gjërat konkrete dhe jo me aventura fantashkence që s’kanë për t’u bërë kurrë”, tha Veliaj. Transmeton Shekulli.com.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pamje të reja, momenti kur 27-vjeçari në Lipjan doli nga vetura me duar pas kokës (VIDEO) 09/07/2025
Kosova “Të gjuaj për dritare”, Zafir Berisha i revoltuar me policët, tregon një rast (VIDEO) 08/07/2025
Kosova Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar (VIDEO) 08/07/2025