Veseli në takim me Lunaçekun: Dialogu pozitë-opozitë, çelësi i ecjes përpara NULL NULL 11.11.2015 10:54 11.11.2015 10:54 Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova ndodhet në fazën në të cilën dialogu dhe mirëkuptimi pozitë-opozitë është çelësi i vetëm i ecjes përpara me agjendën në procesin e euro-integrimeve. ” Kemi ofruar vazhdimisht mundësi që të diskutojmë pa kufizime për çështjet e ngritura nga opozita, sepse jemi në situatë kur imazhi i vendit është luhatur para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shtuar ai ai gjatë takimit që pati sot me nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në këtë parlament, Ulrike Lunaçek, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, dialogun dhe sfidat e Kuvendit në procesin e euro-integrimeve. Nga ana e saj, Lunaçek vuri në dukje rëndësinë e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, respektimin e instancave përgjegjëse lidhur me marrëveshjet, debatin me argumente brenda Kuvendit, por edhe njohjen e opinionit me punën institucionale. Ajo ritheksoi mbështetjen e plotë të saj në këto procese, duke vënë në dukje se qytetarët e Kosovës janë qytetarë të Evropës dhe BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat për ta. Lunaçek foli edhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, duke e vlerësuar të domosdoshëm edhe dialogun politik ndërmjet partive politike për normalizimin e jetës institucionale, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.