Drecun: Veprimi i Prishtinës i papranueshëm NULL NULL 11.11.2015 10:29 11.11.2015 10:29 Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pezullimin e marrëveshjes për formimin e komunave me shumicë serbe është një veprim i paranueshëm. Ai ka shtuar më tutje se Prishtina është e detyruar që të zbatojë atë për çka ka rënë dakord. “Edhe pse kjo sjellje e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mund të interpretohet si një hap procedural deri në vendimin e gjykatës, megjithatë, nuk mund të shmanget përfundimi se ky është një veprim i qëllimshëm që pasqyron marrëveshjen e politikanëve në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për të penguar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në pjesën që ka të bëjë me krijimin e Asociacionit të komunave “, ka thënë Drecun për Radio Beogradin, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025