Turneu i peshkatarisë për nder të dëshmorit Besim Nuka (VIDEO) NULL NULL 17.05.2015 20:50 17.05.2015 20:50 Në turneun e peshkatarisë në Badovc, 33 peshkatarë nga 11 shoqata sot kanë garuar për vendin e parë. Kjo është forma që ata po e kujtojnë dëshmorin e kombit nga Mitrovica Besim Nuka, të cilit edhe i kushtohet turneu, transmeton Klan Kosova. Familjarët e Besim Nukës thonë se me këtë sport merrej edhe i ndjeri. Pas 4 orë garimi, Shkelzen Osmani arriti ta fitojë titullin në konkurrencën individuale. Ai kapi 2 kilogramë e gjysmë peshk. Dominimi i pejanëve ishte edhe në kategorinë e klubeve. Kjo pasi vendi i parë i takoi ekipit Trofta, që në total zuri gati 6 kilogramë peshk, njofton Klan Kosova. Kronikë nga Naim Selmani. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Erdhi, pa, fitoi - debutimi magjik i Joao Pedros çon Chelsean në finalen e Botërorit 08/07/2025