Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK në Rahovec me kryetar të ri (VIDEO)

NULL NULL
17.05.2015 20:45

Dega e LDK-së në Rahovec zhvilloi procesin e brendshëm zgjedhor.

Kandidat për të parin e degës në Rahovec ishte edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, kurse kundërkandidat e pati Ibrahim Kryeziun, kryetarin e deritanishëm.

Pas procesit të votimit, kryetar i degës u zgjodh Avdullah Hoti me 56 vota, ndërsa Kryeziu mori 46 vota, transmeton Klan Kosova.

Në këtë kuvend zgjedhor, Lidhja Demokratike në Rahovec zgjodhi edhe kryesinë e re, si dhe delegatët nga kjo komunë që do të marrin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së, transmeton Klan Kosova.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.