Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Branko Gerovski: Protesta e sotme në Shkup është e të gjithëve (VIDEO)

NULL NULL
17.05.2015 20:18

Protesta e sotme në Shkup u organizua nga opozita maqedonase, por analisti Branko Gerovski në një intervistë për Klan Kosovën mendon se kjo protestë nuk është vetëm e këtij blloku politik.

“Kjo nuk është protestë e opozitës, por e gjithë qytetarëve të Maqedonisë – qofshin shqiptarë e maqedonas. Kjo është protestë kundër një regjimi që po qëndron gjatë dhe patjetër se duhet rrëzuar”.

Protesta pritet të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski, transmeton Klan Kosova.

Por, partia e Gruevskit nëpërmjet mediave pro-qeveritare ka bërë thirrje publike përmes një videoklipi që nesër të marrin pjesë masivisht në një protestë me simpatizantë të kësaj partie.

Kronikë nga Kreshnik Mustafa.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.