Rama: 78 përqind e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza NULL NULL 23.01.2022 15:37 23.01.2022 15:37 Perparim Rama Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tregoi se dje u mblodh shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ai tregoi se në këtë mbledhje u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë, përcjell Klankosova.tv. Rama ndëe të tjera bëri të ditur se 78 përqind e punonjësve janë të vaksinuar me dy doza, 15 përqind me një dozë, kurse 7 përqind në proces të vaksinimit. Vendimet: – Të organizohet puna vetëm me staf esencial; – Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë. – Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart; – Obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme; – Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19. – Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapésirave të mbyllura; – Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë; – Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022; – Të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm. Gjithashtu, dëshirojmë të ju informojmë, se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë 3 orë më parë