Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidentohet automjeti që kishte eksploziv, disa të vdekur nga shpërthimi në Ganë (VIDEO)

NULL NULL
20.01.2022 20:54

Dyshohet se shumë njerëz kanë vdekur pas një shpërthimi pranë një qyteti minerar në perëndim të Ganës.

Policia thotë se një automjet, që bartte eksplozivë minierash, u përplas me një motoçikletë pranë qytetit Bogoso.

Imazhet e shpërndara nga mediat lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi, që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara dhe mbeturinat e shpërndara, ndërsa banorët thërrisnin për ndihmë.

Policia nuk ka konfirmuar numrin e viktimave, por videot grafike tregojnë trupat e gjymtuar të viktimave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në një njoftim urgjent, policia tha se “shpërthimi i madh” kishte ndodhur midis Bogoso dhe fshatit Bawdie.

Tutje njoftoi se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe njerëzve u është thënë të largohen nga zona.

Policia u bëri thirrje qyteteve aty pranë që të “hapin shkollat, kishat etj. për të akomoduar viktimat e mbijetuara”.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje publikut të qëndrojë i qetë, ndërsa ne e menaxhojmë situatën.”

Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, tha se ushtria ishte bashkuar me përpjekjet emergjente për të ndihmuar dhe agjencia e menaxhimit të fatkeqësive ishte ngarkuar të sillte “lehtësim të shpejtë” për banorët.

“Është një incident vërtet trishtues, fatkeq dhe tragjik”, shkroi ai në Twitter.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.