Dedaj do t’i dorëzojë targat diplomatike (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 17.01.2022 20:21 nga Qendresa Sinani 17.01.2022 20:21 Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se lajmi që ai është në kërkim nga policia, sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike, është i pavërtetë. Ish i dërguari i Kosovës në Maqedoni tha se veturën zyrtare, bashkë me pasaportën diplomatike, i dorëzoi që në ditën e parë kur u shkarkua, derisa ato të veturës personale, që thotë t’i këtë paguar vetë, pritet t’i kthejë tani, në shtetin ku i mori, njofton Klankosova.tv Sipas Dedajt, krejt këto llafe po bëhen qëllimshëm nga bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, që tha se ia zuri ulësen në mënyrë të dhunshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.