Guvernatori nuk lejon lirimin e vrasësit të senatorit Bob Kenedi (FOTO) NULL NULL 14.01.2022 14:48 14.01.2022 14:48 Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom refuzoi rekomandimin e bordit shtetëror të lirimeve me kusht, për lirimin para kohe nga burgu të vrasësit të senatorit Bob Kennedy, jordanezit Sirhan Sirhan me arsyetimin se nuk ndan mendimin që më ai nuk paraqet rrezik për shoqërinë. Sirhan gjatë këtyre e 50 e ca viteve sa është në burg ka ndryshuar disa herë motivin për vrasjen e vëllait të ish-presidentit amerikan JFK dhe kjo është përmendur nga ana e guvernatorit Newsom në arsyetimin e vendimit të tij. Sirhan fillimisht ishte dënuar me dënim me vdekje por më pastaj dënimi i ishte reduktuar në burgim të përjetshëm, shkruan UPI, transmeton Klankosova.tv. Emigranti jordanez Sirhan Bashira Sirhan arrestohet menjëherë pas atentatit ndaj senatorit Robert Kennedy me 5 qershor 1968, në hotelin Ambassador, Los Angeles, menjëherë pas fjalimit të fitores së senatorit në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Kaliforni. Senatori Edward Kennedy me familjarët bëjnë nderimet para varrit të vëllait të tij, senatorit Robert Kennedy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.