Elton John, Stevie Wonder dhe Ringo Starr pjesë e albumit solo të Eddie Vedder-it NULL NULL 14.01.2022 12:34 14.01.2022 12:34 Eddie Vedder i ka shpalosur detajet tjera rreth albumit të tij të ri solo, duke zbuluar që yje si Elton John, Stevbie Wonder dhe Ringo Starr do të jenë pjesë e tij. Vokalisti i bendit legjendar, Pearl Jam, do ta publikojë albumin e tij “Earthling” më 11 shkurt, nnën prodhimin e Andreë Wyatt. Vedder do ta promovojë albumin e tij më vonë gjatë këtij viti përmes një turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mbështetur nga një bend i quajtur The Earthlings. Ky grup do t’i përfshijë producentin Andreë Wyatt, batistin e Jane’s Addiction, Chris Chaney, Glen Hansardin e The Frames, Chad Smith-in e Red Hot Chili Pepprs, dhe anëtarin aktual të Pearl Jam, Josh Klinghoffer.