Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rryma mungoi, gjeneratori nuk punoi, shfaqja dështoi (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 12.01.2022 20:44

Shfaqja “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, që u rezervua të shfaqej të martën në mbrëmje, dështoi në Teatrin Kombëtar, kjo për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Nuk është hera e parë që Teatri Kombëtar përballet me telashe të tilla. Kështu bëri të ditur aktori Afrim Muçaj, ku sipas tij edhe dy herë të tjera reprizat e kësaj drame janë anuluar, për shkak të të njëjtit problem.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha për Klan Kosovën se arsyeja e mosfurnizimit me energji ishte për shkak të prishjes në rrjetin elektrik dhe që ekipet kanë qenë në vendin e ngjarjes, derisa ishte rregulluar problemi.

 

lajme të ngjashme