Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Keni probleme me gjëndrat tiroide? Ja disa këshilla si të keni lëkurë dhe flokë të shëndetshme në kushte shtëpie

NULL NULL
08.01.2022 17:43

Nëse vuani nga problemet e gjëndrave tiroide, këto janë këshilla për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës nga Dr. Rinky Kapoor, Kirurge dhe Dermatologe Kozmetike.

Mosfunksionimi i gjëndrës tiroide mund të shkaktojë probleme të ndryshme të lëkurës dhe flokëve. Gjëndra në formë fluture e vendosur në pjesën e përparme të qafës luan rol të rëndësishëm në mbajtjen në ekuilibër të funksioneve të ndryshme trupore si rrahjet e zemrës, presioni i gjakut, temperatura e trupit dhe metabolizmi.

Nëse vuani nga problemet e tiroides, këto janë këshilla për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës nga Dr. Kapoor.

Rritni nivelet e hekurit me perime me gjethe jeshile: Perimet me gjethe jeshile do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm të lëkurës dhe flokëve dhe gjithashtu ndihmojnë në rigjenerimin më të shpejtë të qelizave.

Ushtroni rregullisht: Lini pak kohë për stërvitjet e përditshme, përfshini kardio, joga etj. në rutinën tuaj. Kjo do ta shtyjë trupin në rivendosjen e çekuilibrit hormonal dhe gjithashtu do të mbajë nën kontroll shtimin në peshë për shkak të gjëndrës tiroide.

Zvogëloni ushqimet e përpunuara: Kafeinën, sheqerin dhe alkoolin për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes dhe për të ndihmuar që mjekimi të funksionojë më mirë, shkruan Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

Shijoni diellin: Do t’ju ndihmojë nëse qëndroni në diell çdo ditë për rreth 20 minuta. Merrni rreze dielli herët në mëngjes për të përmirësuar nivelet e vitaminës D në lëkurë.

Përdorni qumësht të papërpunuar për të qetësuar lëkurën: Aplikoni një shtresë qumështi të ftohtë të papërpunuar në lëkurë dhe lëreni për 5-10 minuta.

Bëni një maskë ushqyese për flokët: Duke përdorur banane dhe vaj ulliri për të hidratuar flokët dhe për të parandaluar thyerjen.

Bëni një maskë bananeje: Kombinoni edhe mjaltë dhe përdoreni në lëkurë, pastaj fshijeni pas 15 minutash.

 

lajme të ngjashme