CIA paralajmëron Uashingtonin për një aleancë ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan NULL NULL 17.05.2015 16:21 17.05.2015 16:21 TO GO WITH AFP STORY by Dan De Luce, Iraq-war-10years-US-spy (FILES) The Central Intelligence Agency (CIA) logo is displayed in the lobby of CIA Headquarters in Langley, Virginia, in this August 14, 2008 file photo. US spy agencies still live under the shadow of disastrous intelligence failures that paved the way for the Iraq war, and now face a crucial test as they track Iran's nuclear program. In the run-up to the invasion of Iraq 10 years ago, the CIA and other intelligence services confidently asserted that Saddam Hussein's regime had stockpiles of weapons of mass destruction. Their findings backed up the White House's strongly-held conviction that Saddam was a menace who had to be toppled by force. But it turned out the intelligence community was "dead wrong in almost all of its pre-war judgments about Iraq's weapons of mass destruction," according to an official inquiry, the Silberman-Robb report. AFP PHOTO/SAUL LOEB/FILES “Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve “terroriste” në Kumanovë, do të vazhdojnë me politikën e tyre të mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët dhe nëse BE do të vazhdojë të heshtë mbi rigjallërimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe, kjo situatë do të çojë në formimin e Aleancës Ortodokse të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe ndoshta edhe në Luftën e Tretë Ballkanike”. Kështu shkruajnë dy media pranë qeverisë serbe, “Kurir” dhe “Informer”. Sipas tyre, ky është konkluzioni i raportit më të fundit të CIA –së për situatën në rajon. Gazetat theksojnë se janë shërbimet sekrete ato që po e paralajmërojnë administratën Obama se mbështetja e mëtejshme për shqiptarët mund t’i shtyjë vendet ortodokse të Ballkanit drejt krahëve të Rusisë. Analistët e CIA –s propozojnë që SHBA të ketë një përqasje më të balancuar në Ballkan, pasi përndryshe rrezikohet formimi i një Unioni Ortodoks. “Analistët amerikanë shkruajnë se shtetet e Ballkanit, territoret e të cilit preken nga Shqipëria e Madhe” nuk do të rrijnë duarkryq dhe të shohin se si shqiptarët u vjedhin territorin e tyre. Për më tepër ata janë të bindur se në rast emergjence, serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do të bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve. Në këtë rast, Ballkani mund të shndërrohet në një rajon si Lindja e Mesme dhe nuk në interesin e askujt, as të SHBA –ve”, thotë një burim diplomatik për “Informer”. Askush nga qeveria serbe nuk ka pranuar të komentojë mbi këto informacione. Në krahun tjetër, ekspertët vlerësojnë se skenari i Aleancës Ortodokse është një variant i mundshëm, por kjo mund të jetë një tjetër gjemb në sytë e Perëndimit. Analisti Djordje Vukadinovic thotë se bashkimi është një reagim logjik i tentativës për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”. “Nëse aleanca krijohet, nuk besoj se SHBA do rrijë ta shohë me qetësi, sepse është e qartë që shqiptarët janë të preferuarit e tyre. Serbia ka qenë pjesë e një aleance të tillë përpara Luftës së Parë Botërore kur u ndesh me Turqinë”, thotë Vukadinovic. Cedomir Antic, i Progressive Club, thekson se ideja e bashkimit të Ballkanit ekziston prej më shumë se 1 dekade. “Nëse ideja nuk do të zbatohet, do të thotë se SHBA e kanë parandaluar atë. Megjithatë, një aleancë e tillë duhet të eksitojë, pasi ajo do të mbijetojë edhe në BE dështon. Jam i surprizuar që Presidenti Nikolic nuk e nisi atë kur u ftua të merrte pjesë në festimet e betejës së Kumanovës” thotë Antic. /Përgatiti lapsi.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 32 minuta më parë