Kërcitja e gishtave, e dëmshme apo jo ? NULL NULL 17.05.2015 16:00 17.05.2015 16:00 Kërcitja e gishtave është një zakon i cili disa personave i jep shumë kënaqësi. Kjo shprehje fillon të përdoret më së shumti në adoleshencë, e më pas kthehet në ves. Shpesh prindërit i rekomandojnë fëmijët të mos i kërcasin gishtat, duke menduar se ky zakon mund të shkaktojë probleme me enjtjen e duarve ose deformimin e tyre. Por kjo frikë nuk është e mbështetur në studimet shkencore. Në ditët e sotme ekspertët e fushës pajtohen me mendimin se kërcitja e gishtave nuk shkakton deformime ose enjte të duarve. Më parë është menduar se me kërcitjen e shpeshtë të gishtave vjen edhe shfaqja e artritit, si edhe është thënë se kur të plakemi do të na dridhen duart. Mirëpo, me anë të hulumtimeve të reja radiologjike, siç është rezonanca magnetike ose rëntgeni 3D, është dëshmuar se i vetmi çrregullim mund të jetë ndrydhja e ligamenteve, transmeton Klan Kosova. Sipas ekspertëve ky është një fenomen që ndodh më së shumti tek ata persona, të cilët e përdorin këtë metodë kur janë të stresuar, në ankth ose të mërzitur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.