Briken Calja fiton tri medalje në Botërorin e Peshëngritjes NULL NULL 10.12.2021 23:47 10.12.2021 23:47 Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes, që po mbahet në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent. Calja, pasi fitoi medaljen e artë, ishte afër vetëm një kilogram nga titulli kampion bote në dygarësh dhe shtytje, ku doli në vendin e dytë. 31-vjeçari garoi në peshën deri në 73 kilogramë dhe ia doli të ngrejë 156 kilogramë në stilin e shkëputjes, më shumë se çdo garues tjetër. Edhe në shtytje, Calja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke ngritur 182 kilogramë në provën e parë, 186 kilogramë në të dytën dhe dështoi 190 kilogramë në të tretën, duke humbur titullin kampion në dygarësh për vetëm një kilogram. Ky rezultat mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptare në botëror. Një paraqitje shumë të mirë në këtë garë bëri edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, që u rendit në vendin e 4-të në të dyja stilet, shkëputje me 153 kg dhe shtytje me 180 kg, duke u renditur edhe në dygarësh në vendin e katërt me 333 kg. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dortmund po fiton 1:3, vëllai i Jude Bellinghamit shënon golin e parë për Bletat 15 orë më parë