Protestuesit i afrohen Qeverisë NULL NULL 17.05.2015 14:30 17.05.2015 14:30 Turma të njerëzve janë para qeverisë për të marrë pjesë në protestën e madhe të opozitës e cila ishte shpallur si një protestë mbipartiake dhe qytetare. Qytetarët mbajnë parulla ku shkruhet”Lamtumirë Nikola, “Dorëheqje” , dhe kështu me rradhë. Afër kolonave të qytetarëve shihet prania e rojeve me këmisha të kuqe të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe gjetjen e provokatorëve. Protestuesit janë të mbështetur nga qytetarët të cilët qëndrojnë në tarracat përreth. Qytetarët nuk kanë veshje me simbole partiake, përveç flamujve kombëtarë dhe parullave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.