Ndeshjen Bayern Munich – Barcelona mund ta ndiqni sonte drejtpërdrejt në Klan Kosova NULL NULL 08.12.2021 19:41 08.12.2021 19:41 UEFA Champions League mbyll sonte fazën e grupeve me ndeshjet e gjashta dhe finale, nga të cilat do të mësojmë të kualifikuarat tutje në Grupet E, F, G dhe H. Vëmendja më e madhe do të jetë në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Barcelonës, ndeshje kjo e cila transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Motion nga ora 21:00. Fituesi i kësaj ndeshjeje shkon tutje në fazën tjetër të garës, njofton Klankosova.tv. Barcelona aktualisht është në pozitën e dytë në renditjen e Grupit E, dy pikë më shumë se Benfica. Pesë herë fituesit e Ligës së Kampionëve rrezikojnë të largohen nga fazat e grupeve për herë të parë në 20 vjet. Megjithatë, lojtarët e Xavit e kanë fatin në duart e tyre, pasi një fitore kundër Bayernit mund t’i ndihmojë ata të sigurojnë automatikisht një vend në raundet e eliminimit, nëse Benfica humb ndaj Dinamo Kievit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.