Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benzema do të mungojë ndaj Interit

NULL NULL
07.12.2021 07:44

Karim Benzema do të mungoj ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Benzema doli i dëmtuar në ndeshjen e së shtunës kundër Real Sociedadit, me Carlo Ancelottin që e zëvendësoi sulmuesin me Luka Joviq.

Lëndimi i tij është në kofshën e majtë.

Francezi ka qenë në formë të lartë këtë vit, duke shënuar 35 gola në 46 ndeshje në vitin 2021.

Përshtypja fillestare e Ancelottit ishte se lëndimi nuk është tepër shqetësues.

“Çështja e Benzemas nuk duket aspak serioze, por nuk mendoj se do të jetë i disponueshëm për të martën”, u tha Ancelotti gazetarëve.

Lëndimi i Benzemas megjithatë nuk është serioz, por ai të paktën do të humbasë ndeshjen e mesjavës së Ligës së Kampionëve me Interin. /Klankosova.tv/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.