SHBA: Po i fryente qirinjtë e tortës, 34-vjeçares i digjen flokët (VIDEO) NULL NULL 06.12.2021 23:16 06.12.2021 23:16 Një gruaje amerikane i janë djegur flokët teksa po fikte qirinjtë e tortës së ditëlindjes së saj. Mediat kanë publikuar dhe momentin kur të resë i digjen flokët, ku shihet se teksa është përkulur për të shuar qirinjtë në tortën e ditëlindjes, një fije floku mori flakë, pastaj zjarri u përhap me shpejtësi në anën e djathtë të kokës së saj. Kjo ka shkaktuar panik te të pranishmit që nisën të bërtisnin dhe nxituan ta shuanin zjarrin. Ana Oosterhouse iu dogjën flokët, vetullat dhe qerpikët, ndërkohë mësohet se djegie të lehta pati edhe në fytyrë. Nëna e gjashtë fëmijëve kishte organizuar një festë të përbashkët me djalin e saj shtatëvjeçar Hunter në Ogden, Utah kur ndodhi incidenti. Videon e plotë mund ta gjeni KËTU *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia nuk e përfshiu në raportin 24 orësh rastin e 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan 20 minuta më parë
Lajme Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person - lëndohen 10 të tjerë 24 minuta më parë