U raportua se kërkoi para nga shteti për trajtimin e COVID-19, reagon Prindon Sadriu NULL NULL 06.12.2021 21:38 06.12.2021 21:38 I ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, ka reaguar pas raportimit në media se kishte marrë nga buxheti i shtetit 396 euro e 80 cent, si rimbursim të pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19. Sadriu lajmet për mbulimin e shpenzimeve të tij shëndetësore i ka quajtur lajme tendencioze dhe shtrembërim të së vërtetës. Në reagimin e tij, zotëriu i parë tha se temë nuk po bëhen kur bëjnë kërkesa për mbulimin e shpenzimeve mbi 7 mijë euro në muaj. “Sot në medie janë shpërndarë lajme tendencioze për rimbursimin e shpenzimeve shëndetësore të para 1 viti dhe janë shpërndarë informata shëndetësore e personale në kundërshtim me ligjin në fuqi”. “Temë nuk bëhen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7 000 euro në muaj nga ish-ministra të jashtëm, temë nuk bëhen as kërkesat për mbulim të shpenzimeve shëndetësore të ish-diplomatëve të emëruar politikisht, të cilët vazhdojnë të sjellin fatura shëndetësore në MPJD me javë e muaj pas përfundimit të mandatit në shërbimin e jashtëm”, shkroi Sadriu. Dedaj: Në kohën e infektimit me COVID-19 Sadriu nuk ishte në Shkup *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025