Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dedaj: Në kohën e infektimit me COVID-19 Sadriu nuk ishte në Shkup

NULL NULL
06.12.2021 18:10

Gjatë ditës është raportuar në media se i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, kishte marrë nga buxheti i shtetit afro 400 euro (396 euro e 80 cent) si rimbursim të pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

Sipas raportimit të portalit Demokracia.com, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kundërligjshëm, ia kishte aprovuar edhe kërkesën për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me COVID-19.

Në dokumentet e publikuara, kërkesa për rimbursim është bërë më 22 dhjetor 2020.

Vërtetësinë e këtij dokumenti nuk e pohon as nuk e mohon Gjergj Dedaj, i cili në atë kohë ka qenë ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, dhe përmes të cilit, ka shkuar kjo kërkesë.

Dedaj, për Klankosova.tv, tha se Sadriu në kohën e pandemisë nuk kishte qëndruar fare në Shkup.

“Nuk jam në dijeni. Sa kam qenë unë, në kohën e orës policore dhe kur ishte kulmi i virusit, ai fare nuk ka ardhur në Shkup as në ambasadë. Në fakt, ka afër tre vjet që është aty në mision dhe kurrë s’ka marrë banesë, as nuk ka fjetur në Shkup, që është obligim i diplomatëve me qenë në shtetin pritës 24/ 7. Ai nuk ka qenë aty, ka ardhur kur ka pasur dëshirë dhe nuk i ka dhënë kujt llogari”, tha ai.

Klankosova.tv i ka dërguar pyetje edhe Prindon Sadriut, për të marrë një qëndrim të tij lidhur me raportimet e Demokracia.com, por akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ai aktualisht është edhe zotëriu i parë i Kosovës, pasi është edhe bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në muajin nëntor të vitit 2020, Vjosa Osmani, asokohe ushtruese e detyrës së presidentit, kishte konfirmuar se ishte infektuar me Covid-19, pas kontaktit me disa familjarë të saj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.