Trump lëshon deklaratë për vdekjen e Dole: Partia Republikane u forcua nga shërbimi i tij NULL NULL 06.12.2021 13:55 06.12.2021 13:55 Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të senatorit Bob Dole, njëherësh ish-kandidat presidencial i tyre. Ai përmes një deklarate të lëshuar, shkruan se Dole ishte hero i luftës amerikane, dhe patriot i vërtetë i kombit amerikan, njofton Klankosova.tv. “Bob Dole ishte një hero i luftës amerikane dhe patriot i vërtetë për kombin tonë. Ai i shërbeu me nder Shtetit të Kansasit dhe Partia Republikane u forcua nga shërbimi i tij. Kombi ynë vajton vdekjen e tij dhe lutjet tona janë me Elizabetën dhe familjen e tij të mrekullueshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.