Shpejtim Bulliqi ngushëllon familjen e heroit Hakif Zejnullahu NULL NULL 06.12.2021 09:05 06.12.2021 09:05 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi e ka ngushëlluar familjen e heroit, Hakif Zejnullahu për vdekjen e Sabit Zejnullahut. Ai tha se Sabit Zejnullahu ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, përcjell Klankosova.tv. “Me dhimbje dhe pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e bacit Sabit Zejnullahu. Baci Sabit ishte njeri fort i dashur, i urtë e punëtor. Ishte babai i heroit Hakif Zejnullahu edhe vetë ishte veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.Familjes Zejnullahu, farefisit dhe gjithë atyre që e kanë njohur, ju shpreh ngushëllime të sinqerta”, ka shkruar Bulliqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë