Peleshi uron 109 vjetorin e Forcave të Armatosura me video që tregon historikun e themelimit NULL NULL 04.12.2021 13:39 04.12.2021 13:39 Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit. Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, të shpërndarë në Facebook, si pjesë e Aleancës së NATO-s, Peleshi shprehu mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar. “Sot, 109 vjetori i Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë njerëzit që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë. GËZUAR!”, ka shkruar Ministri Peleshi, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sandulloviq: Represionet e Vuçiqit në Serbi në stilin e Millosheviqit në Kosovë (VIDEO) 15 minuta më parë