Ekspertë francezë të BE-së me mision këshillash e udhëzimesh në Kosovë për operueshmërinë hekurudhore NULL NULL 01.12.2021 18:19 01.12.2021 18:19 Ekspertë francezë të Bashkimit Europian, nga instrumenti i asistencës europiane TAEIX, janë duke punuar me Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur drejtori për Fqinjësinë Lindore të BE-së dhe Ndërtimin e Institucioneve në Bashkimin Europian, Lawrence Meredith, përmes një reagimi në Twitter, njofton Klankosova.tv. Sipas tij, qëllimi i misionit të ekspertëve është që të ofrojë këshilla dhe udhëzime për Autoritetin Rregullativ të Hekurudhave në Kosovë për harmonizimin e legjislacionit për ndëroperueshmërinë hekurudhore në përputhje me ligjin dhe praktikat e BE-së. Ekspertët e TAIEX do të ndajnë ekspertizën dhe përvojën e tyre në ndërveprimin e sistemeve hekurudhore dhe do të këshillojnë për përgatitjen e dokumenteve përkatëse. #EUTaiex🇪🇺 experts from #France 🇫🇷 are now working with #Kosovo Railway Regulatory Authority 🚃Aim of the mission 👉🏻 to enhance interoperability! Learn more here 👉🏻 https://t.co/aUfaBbSMwi#EUYearofRail #WesternBalkans #Transport pic.twitter.com/ovFhLkWeaQ — Lawrence Meredith 🇪🇺 (@LMeredithEU) December 1, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.