Gjykata e ridënon kryetarin e Klinës për punësimin e vajzës së tij NULL NULL 01.12.2021 10:17 01.12.2021 10:17 Kryetari i Klinës Zenun Elezaj u shpall fajtor për veprën penale “konflikt interesi”. Gjykata e Pejës e ka dënuar atë me gjobë prej 4000 eurosh për shkak se ka ndikuar që vajza e tij të punësohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në vitin 2018. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti. “Me datë 20.02.201, si person zyrtar në cilësinë e kryetarit të Komunës së Klinës e ka ditur se vajza e tij ka për të aplikuar në pozitën mjeke e praksës së përgjithshme në QKMF, ka marrë pjesë personalisht në çështjen zyrtare – administrative duke marrë vendim me të cilin ka formuar komisionin për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës bazuar në konkursin e publikuar me datë 02.02.2018, për pozitën “Mjek i praksës së përgjithshme (një ekzekutues)”, në atë mënyrë që komisioni në fjalë, e ka përzgjedhë vajzën e të pandehurit si më të suksesshmen duke e punësuar të njëjtën si mjeke të praksës së përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, thotë gjykata. I pandehuri u obliguan që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguaj shumën prej 100 euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për viktimat e krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Gjykata ka vlerësuar propozimin e prokurorisë për shqiptimin e dënimit plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve. Prandaj gjykata, bazuar në veprën penale që i vihet në barrë dhe dënimin e shqiptuar të pandehurit, faktin se vajza e tij tanimë nuk punon në atë pozitë dhe nuk ka arsye se mund të pritet përsëritja e veprës, nuk ka shqiptuar dënimin plotësues të propozuar. Elezaj ishte dënuar në vitin 2020, por rasti u kthye në rigjykim për shkak të ankesës në Apel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.