Gjendet i vdekur një person në Zhegër të Gjilanit, cilësohet si vdekje e dyshimtë NULL NULL 29.11.2021 10:29 29.11.2021 10:29 Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit. Policia e Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, dhe vdekja po dyshohet si e dyshimtë. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025