Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Napoli i Rrahmanit e “tmerron” Lazion e Muriqit

NULL NULL
28.11.2021 22:53

Napoli ku luan kapiteni i kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani, ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Lazios, ku luan kosovari tjetër Vedat Muriqi.

Rrahmani ka qenë titullar në formacionin e “napolitanëve” derisa Muriqi ishte vetëm rezervist tek romakët.

Golat për vendasin i shënuan Zielinski, dy gola Mertens dhe Fabian.

Tani skuadra e Luciano Spallettit, i ka 35 pikë dhe është në vendin e parë me tre pikë më shumë se Milan që është në vendin e dytë me 32 pikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.