Travis Scott paditet nga familja e 14 vjeçarit që vdiq në Astroworld NULL NULL 26.11.2021 08:40 26.11.2021 08:40 Travis Scott sërish është paditur. Familja e 14 vjeçarit John Hilgert, i cili fatkeqësisht vdiq në Astroworld mes një rritjeje fatale të turmës, është duke ngritur padi kundër artistit dhe Live Nation, raporton TMZ, transmeton Klankosova.tv. Padia është ngritur të mërkurën në Hjuston, Teksas dhe pretendon se Travis dhe organizatorët e koncertit nuk arritën të siguronin një mjedis të sigurt për të pranishmit, duke përfshirë mungesën e personelit të sigurisë, barrierat dhe stafin e urgjencës. Padia thuhet se kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim.