Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj infektohen me COVID-19

NULL NULL
24.11.2021 21:36

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj, që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë, janë infektuar me COVID-19 në qendrën e paraburgimit.

“Së paku dy prej ish-drejtuesve të UÇK-së kanë rezultuar pozitivë në testet e koronavirusit. Derisa pritet të analizohen edhe mostrat e tjera për të parë nëse janë të prekur edhe personat e tjerë që po mbahen në qendrat e paraburgimit të Hagës”, njoftojnë burime të RTV Dukagjinit, përcjell Telegrafi.

Një gjë e tillë ka ndikuar edhe në vizitat e planifikuara të familjarëve të të paraburgosurve në Hagë.

Në qendrën e paraburgimit në Hagë po mbahen edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Pjetër Shala, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.