Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jennifer Lopez thotë se është 100 përqind e gatshme që të martohet sërish

NULL NULL
22.11.2021 07:28

Jennifer Lopez ka zbuluar se është se është e hapur ndaj idesë për t’u martuar sërish.

Këtë ajo e bëri të ditur disa muaj pasi konfirmoi lidhjen e saj me Ben Affleck.

Aktorja foli sinqerisht për martesat e saj të mëparshme gjatë një interviste të re në “Today” për të promovuar filmin e saj të ardhshëm për Ditën e Shën Valentinit, i cili mbanë emrin “Marry Me”.

Filmi ndjek jetën e një ylli të famshëm pop, të luajtur nga Lopez, e cila martohet me një burrë në audiencë në një nga koncertet e saj pasi mësoi se i fejuari i saj ishte i pabesë, shkruan Thë Independent, transmeton Klankosova.tv.

Kur u pyet nëse do të mendonte ndonjëherë të martohej për herë të katërt, ajo u shpreh plotësisht e sigurtë.

“100 përqind. Unë jam romantike, kam qenë gjithmonë. Jam martuar disa herë dhe akoma besoj në lumturi”, tha ajo.

Ndryshe, filmi i saj “Marry Me” do të publikohet më 11 shkurt të vitit 2022.

lajme të ngjashme