Papa Françesku shenjtëron dy murgeshat e para palestineze NULL NULL 17.05.2015 12:20 17.05.2015 12:20 Papa Françesku ka shenjtëruar dy murgesha të shekullit të XIX, të cilat kanë jetuar në Palestinën e sunduar prej Perandorisë Osmane, duke u bërë kështu të parat katolike arabe që kthehen në shenjtore. Marie Alphonsine Ghattas dhe Mariam Bawardy janë mes 4 shenjtorëve të reja, që Papa Françesku zyrtarizoi nga sheshi “Shën Pjetër” i Romës, këtë të diel. Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, si dhe mbi 2000 pelegrinë të krishterë nga rajoni kanë marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të tyre. Lëvizja shihet si një mjet i mbështetjes së Vatikanit për komunitetet e krishtera drejt pakësimit në Lindjen e Mesme. Të shtunën, Ati i Shenjtë u takua me Presidentin Abbas në Vatikan, duke e quajtur atë “një ëngjëll të paqes”. Vizita e Abbas në Vatikan erdhi vetëm pak ditë, pasi Vatikani njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës përmes një traktati, i cili thekson se Selia e Shenjtë është në favor të zgjidhjes dyshtetërore të konfliktit me Izraelin, si dhe i lejon Vatikanit të mbikëqyrë aspekte të jetës së Kishës Katolike edhe në zonat e kontrolluara prej Autoritetit Palestinez, të drejtuar nga Presidenti Abbas. Izraeli, siç edhe mund të pritej, shprehu zhgënjimin e tij për këtë traktat, i cili përdor termin “shtet palestinez”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.